Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të mos pranojë zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës.
Mësohet se gjykata i ka cilësuar si të manipuluara zgjedhjet e organizuara nga FSHF.
Gjykata vendosë të njohë asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Veliaj si dhe ka regjistruar Eduard Prodanin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.