Aktualitet

Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchettin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 23/02/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti.  Becchetti u shpall fajtor për për falsifikim dokumentesh, për ‘pastrim parash’, për ‘krijim të skemave mashtruese’, dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg. Po ashtu me burg është dënuar edhe nëna e biznesmenit Becchetti, Liljana Condomiti, për të cilën gjykata caktoi 8 vite heqje lirie. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 vite burg edhe Erjona Troplinin.

Hetimet ndaj biznesmenit italian nisën në vitin 2015 kur edhe u kërkua sekuestrimi i televizionit Agon Channel ndërsa ndaj Becchetti-t nisën hetimet për evazion fiskal dhe pastrim të parave.

Nën sekuestro u vendosën kompanitë Agon set, Energji shpk, etj në pronësi të Becchetti-t. Ndërkohë prokuroria kërkon që aksionet, llogaritë bankare dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme t’i kalojnë shtetit.

Becchetti i ka kundërshtuar më herët akuzat duke e dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ku ka fituar në 2 shkallë.

 

Pas