Veç pezullimit të zgjedhjeve të FSHF, Gjykata e Tiranës ka dënuar presidentin e FSHF, Armand Dukën me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.
Gjykata ka dënuar me 700 000 lekë gjobë FSHF dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit duke favorizuar Dukën.
Kujtojmë se më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës.