Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Prizrenit miraton ekstradimin e Indrit Taullait

2021/01/05 at 11:01 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Prizrenit miraton ekstradimin e Indrit Taullait

Gjykata e Prizrenit ka vendosur ekstradimin e Indrit Taullait, i cili u arrestua pak javë më parë në Kosovë pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt.


Në kuadër të këtyre ngjarjeve, autoritetet kanë arrestuar në Dubai edhe Plaurent Dervishaj, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet lokale ndaj kërkesës shqiptare për ekstradim.

Akuzat ndaj tyre u ngritën pas dëshmisë së Luftar Reçit, i cili ishte personi që siguroi bombën që u përdor për vrasjen e Vajdin Lamajt.

Çfarë tha Luftar Reçi?

Ka qenë mesi i muajit shkurt të vitit 2005 kur Lulzim Berisha më ka marrë në telefon duke më pyetur nëse kishja më nga ato “nëntëshet” që janë tritol. Bëhej fjalë për një atentat që do të përgatitej ndaj hasmit tim në Dibër. Unë nuk e bëra këtë atentat pasi pash që ai kishte fëmijët me vete. …

Më tej, Reçi shprehet se minën e mori Indrit Taulllai dhe më pas dëgjoi se ishte vrarë Vajdin Lamaj. Në lidhje me këtë, Reçi shprehet se kishte telefonuar Lulzim Berishën, por ai i kishte thënë se për ngjarjen ka dijeni Indrit Taullai.

Reçi deklaron po ashtu se gjatë bisedave në tavolinë, Indrit Taullai është krenuar me vrasjen e Vajdin Lamajt duke thënë se “pordhën e madhe e kishin bërë copë copë…“.

Reçi gjithasht tregon se përmes një të njohuri i kishte siguruar lëndën plasëse grupit të Lul Berishës dhe një natë kishin shkuar sëbashku me ta në garazhin e shtëpisë së tij për të përgatitur tritolin që do të përdorej për një vrasje. Në dëshminë e tij, Reçi thotë se nuk e dinte për kë bëhej fjalë.

Kur kishte pyetur se çfarë vrasje do të bëhej, Reçi tregon se grupi i Lul Berishën i ishin shprehur se bomba do të vendosej në një makinë tip “Volksëagen”, e cila do të shpërthehej në momentin që do të ishte pranë një makine tjetër.

Ndryshim plani

Por, ndërkohë që po përgatitej mina, Reçi tregon se Indrit Taullain e telefonoi dikush. Në moment, tregon ai, Taullai u kthye duke thënë se plani kishte ndryshuar dhe se për shpërthimin do të përdorej lëndë plasëse C4.

“Pas 15-20 minutash, Indriti u kthye në garazh me një kuti ku shkruhej Crnegoru dhe e pash që ishte tritol C4“, shprehet Reçi.

“Ti ke detyrë vetëm ta montosh në mënyrë që të jetë funksionale, gati për të shpërthyer“, tregon Reçi se i kanë thënë grupi i Lul Berishës.

Bomba u mor nga Emiljano Shullazi

Në dëshmi, Reçi tregon se minën me telekomandë që u përgatit në një garazh e mori në dorë Emiljano Shullazi, i cili ishte bashkë me një vajzë. Sipas tij, Shullazi ishte brenda një makine me ngjyrë të errët, bashkë me një vajzë kur mori bombën.

Reçi tregon po ashtu edhe për një episod, sipas të cilit Viktor Ymeri ishte mburrur në burg se “grupi i Emiljano Shullazit hapeshin kot me makina dhe femra të bukura dhe se nuk ishin për këtë punë, por vetëm për të vendosur gjoba, pasi personin që i vuri bombën Vajdin Lamajt e kishte gjetur ai nga qelia“.

Përfshirja e Viktor Ymerit

Luftar Reçi tregon edhe mënyrën se si është përfshirë në këtë ngjarje Viktor Ymeri, ose Tori, siç e thërrisnin shkurt ata.

“Në njëren prej bisedave gjatë takimeve tona, u tha se Viktor Ymeri (nga burgu) kishte gjetur personin që do ta vendoste bombën mu pas qafe, në dialekt dibran që të qeshja unë. Indriti tha se Tori ka gjetur njeriun e duhur…”

Vrasje me klering

I penduari i drejtësisë shpjegon edhe momentin se si është vënë në kontakt me grupin e Lulzim Berishës.

“Kishim një marrëveshje me Lulin, Lentin (Plaurent Dervishaj dhe Indritin. Unë shkoja çdo ditë në Durrës dhe i takoja ata. Marrëveshja ishte se unë do të ndihmoja në vrasjen e Klodian Saliut dhe ata do të vrisnin hasmin tim“, tregon ai siç shkruhet në dosjene SPAK të siguruar nga abcneës.al.

Indrit Taullau u arrestua dy ditë më parë në Prizren të Kosovës, për ngjarjen në fjalë. Po ashtu, për të njëjtën ngjarje u arrestua edhe Viktor Ymeri.

Ndërkohë, është caktuar masa “arrest me burg” për Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Prokuroria e lidh Shullazin me ngjarjen referuar dëshmisë së Luftar Reçit si edhe të vëllait të Vajdin Lamajt, i cili ka dëshmuar se dyshon se pas vrasjes ishte pikërisht Shullazi dhe grupi i tij.

Ky i fundit dyshohet nga SPAK se ishte personi që qëlloi me armë edhe në tetor 2004 ndaj Vajdin Lamajt ku ky i fundit mbeti i plagosur. / Opinion.al

Etiketa: Gjykata e PrizrenitIndrit Taullaiklodian saliuvajdin lamajvrasje


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
“Koha të zgjidhet problemi Kosovës me Serbinë”, Meta “thumbon” politikanët

Raporti i OECD, Meta: Referendumi i 25 prillit vendimtar për të ardhmen

Debati për Lumin Vjosë/ Rama: Jam dakord me Metën, sa mirë do kishte…

Rama-Metës: Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti

Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptarë s’ka para ta blejë

Largimi i shqiptarëve, Basha: Rama fajëson të tjerët për dështimet e tij
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com