Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares së Apelit Korçe, Mimoza Margjeka. Masa është ndryshuar për shkak të arsyeve shëndetësore, pasi mbrojta ka paraqitur prova që Cara është i sëmurë.
Tashmë, Cara do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Ai po hetohet në të njëjtën dosje me bashkëshorten e tij dhe tre persona të tjerë, të dyshuar për një aferë korruptive ne Apelin e Korçës.
Cara akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë euro, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një person të arrestuar për trafik klandestinësh.
Disa ditë më parë gjykata zbuti masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe për Margjekën, duke e lënë atë në “detyrim për paraqitje”./ Opinion.al