Aktualitet

Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin për pezullimin e gjyqtarit Luan Daci


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 24/05/20 |
Al Do

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra të ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, pasi vendosi shkarkimin e tij për falsifikim dokumentash.  Gjyqtari Daci rezultoi se nuk ka deklaruar që në vitin 1997 se është shkarkuar nga detyra “për shkelje të rënda të ligjit dhe paaftësi”.

Sipas avokatëve të tij, ai nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe pezullimi do duhet të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se cfarë unë pretendoj të jem, por me atë se cfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thane avokatët e gjyqtarit.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesmarrjen e gjerë të anëtarëve të KLD-së, ish-presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të misionit Euralius dhe OSBE-së.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se në vitin 2017, Daci aplikoi për një post në secilin prej 3 institucioneve të vetingut, duke zhdukur nga CV-ja e tij periudhën e punës si gjyqtar në Tiranë. Në njërin prej formularëve, Daci mohoi gjithashtu të kishte qenë subjekt i ndonjë masë disiplinore./ Opinion.al

Pas