Ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, Ramazan Rraja. Gjykata e Posaçme ka dhënë masën “arrest me burg” për të.
Ramazan Rraja u ndalua dy ditë më parë teksa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtarësh myslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës, në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë – Fushë-Krujë.
Në momentin e arrestimit, Ramazan Rraja nuk ka bërë rezistencë, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Ndërkohë ndaj Rrajës është ngritur edhe një akuzë tjetër ajo e armëmbajtjes pa leje.