Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Lefter Kokën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 02/01/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Edhe pas kërkesës së dy avokatëve të tij Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri për një masë më të lehtë, bazuar në argumentin se Koka nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore,  gykata ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest me burg.

Seanca ka zgjatur rreth 40 minuta dhe pavarësisht se Koka nuk ka qenë prezent, është shoqëruar me debate të forta.

Ish-Ministri Lefter Koka u arrestua pas akuzave të ngritura ndaj tij lidhur me aferën e inceneratorëve./Opinion.al

Pas