Aktualitet

Gjykata e Posaçme drejt kolapsit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 22/03/21 |
Opi Nion

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe emërimi i 4 gjyqtarëve të rinj ka boshatisur Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe të Shkallës së parë. Po ashtu edhe shkarkimet nga vettingu dhe largimet me dorëheqje e kanë vënë në vështirësi.

Kjo gjykatë që ka për detyrë të gjykojë të fortët e botës së krimit dhe korrupsionin e funksionarëve të lartë po shkon drejt kolapsit. Aktualisht në shkallë të parë janë vetëm 6 gjyqtare gra të cilat vazhdojnë të ushtrojnë detyrën.

Ndërsa Apeli i Posaçmë ka mbetur me 3. Ulja e ndjeshme e numrit të anëtarëve në këtë gjykatë ka sjellë zvarritje të proceseve gjyqësore dhe për pasojë mund të kemi daljen nga burgu të shumë personazheve të njohur të botës së krimit.

Këshilli i Lartë Gjyqësore deri më tani për disa çështje që janë në tejkalim të afateve ligjore i ka zgjidhur duke deleguar gjyqtarë nga rrethet por as kjo nuk ka rezultuar një mënyrë efikase për të zgjidhur kolapsin që duket i pashmangshëm.

Këshilli ka hapur disa herë garën për anëtarë në Gjykatën e Posaçme por interesi ka qenë thuajse zero. Në proces verifikimi për të qenë anëtar në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme janë Erion Çela, që ushtron detyrën në Tropojë dhe Erion Bani që është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, por për shkak se nuk ka kaluar vettingun ai po mbahet pezull.

Për në Gjykatën e Posaçme të Apelit kandidon gjyqtarj Iliriana Olldashi e cila ushtron detyrën pranë kësaj gjykate në shkallën e parë. Në fakt mbetet e paqartë se çfarë i frikëson gjyqtarët që të punojnë në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme.

Për të gjithë ata që duan të jenë gjykatën në GJKKO duhet që të lejohen që të përgjohen telefonat celularë të tyre dhe të familjarëve dhe po ashtu të kontrollohen llogaritë bankare. / Klan News

Pas