Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke vendosur mospranimin e rekursit.
Luan Daci u dënua nga GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, me 6 muaj burg, ndërsa SAPK kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg.
Ky dënim u konvertua në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Gjyqtari kishte kërkuar prishjen e dënimit dhe rikthimin në detyrë, por kjo kërkesë është refuzuar.
Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi./Opinion.al