Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e mbylljes së “TikTok” në SHBA 

2025/01/10 at 5:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike 

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon këtë të premte argumentet lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e aplikacionit TikTok. Çështja shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, gjykatësit e së cilës kanë tani në dorë fatin e kësaj platforme. 


Platforma sociale thotë se ky ligj shkel Amendamentin e Parë dhe duhet të hedhet poshtë. 

Kompania ByteDance, e cila ka në pronësi TikTokun, e ka qendrën në Kinë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara thotë se kjo paraqet një kërcënim të mundshëm të sigurisë kombëtare.  

Zyrtarët amerikanë thonë se autoritetet kineze mund ta detyrojnë TikTokun t’i dorëzojë asaj të dhëna të ndjeshme të një numri shumë të madh të amerikanëve që e përdorin këtë platformë apo mund të ndikojë në shpërndarjen e informacionit në këtë platformë. 

Një gjykatë e apelit la në fuqi ligjin, i cili ndalon TikTokun nëse nuk shitet. 

Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para fillimit të mandatit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në këtë platformë. Udhëheqësi republikan thotë se ai dëshiron “ta shpëtojë TikTokun”. 

Disa nga çështjet kryesore që lidhen me këtë rast: 

A është ndaluar TikToku? 

Tani për tani jo, por aplikacioni ku postohen video të shkurtra të përdoruesve që ndahen me publikun, mund të ndalohet brenda më pak se dy javëve nëse Gjykata e Lartë e lë ligjin në fuqi. 

Kongresi e miratoi ligjin me përkrahjen e dy partive dhe Presidenti demokrat Joe Biden, e nënshkroi atë në muajin prill. 

Avokatët e TikTokut sfiduan ligjin në gjykatë, ku u shoqëruan me përdoruesit e aplikacionit dhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët thonë se ndalesa e platformës do të përmbyste jetesën e tyre. Përfaqësuesit e TikTok-ut thonë se shqetësimet për sigurinë kombëtare bazohen në informacion të pasaktë dhe hipotetik. 

Por një trupë gjyqësore i apelit, i përbërë nga gjykatësit e emëruar nga presidentët republikanë dhe demokratë, vendosi unanimisht që ta lë ligjin në fuqi. 

Kur e merr vendimin Gjykata e Lartë? 

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do ta marrin vendimin pas argumenteve të premten, një vendim i shpejtë bazuar në standardet e gjykatës. 

Gjykata e cila është e përbërë nga një shumicë konservatore mund të japë shenja se nga cili drejtim po anon gjatë shpalosjes së argumenteve verbale. 

Avokatët e TikTokut nxitën anëtarët e Gjykatës së Lartë të ndërhyjnë para se ligji të hyjë në fuqi, duke thënë se një ndërprerje qoftë edhe njëmujore e aplikacionit do të ndikonte në humbjen e rreth një të tretës së përdoruesve të saj amerikanë në ditë dhe do të dëmtonte të ardhurat nga reklamat. 

Gjykata mund ta bllokojë hyrjen e ligjit në fuqi edhe para se ta shpallë vendimin e saj përfundimtar, nëse të paktën pesë nga nëntë gjykatës mendojnë se ai është në kundërshtim me kushtetutën. 

Çfarë ka deklaruar Presidenti i zgjedhur Trump për këtë çështje? 

Ligji hyn në fuqi më 19 janar, një ditë para se zoti Trump të fillojë mandatin e tij si president. 

Ai bëri një hap të pazakontë duke dorëzuar dokumente gjyqësore përmes të cilave kërkoi nga Gjykata e Lartë ta ngrinte ligjin në mënyrë që ai të negociojë një marrëveshje për shitjen e TikTokut pasi të ketë filluar detyrën. Qëndrimi i tij është shembulli i fundit se si ai po përfshihet në çështjet kombëtare para se të fillojë mandatin. Qëndrimi i tij po ashtu ka ndryshuar që nga mandati i tij i kaluar presidencial, kur dëshironte ta ndalonte atë. 

Kompania ByteDance, që e ka në pronësi TikTokun, në të kaluarën ka thënë se nuk ka plane për ta shitur platformën. Zoti Trump është takuar me drejtorin ekzekutiv të TikTokut Shou Zi Chew në pronën e tij në Mar-a-lago, në Floridë, muajin e kaluar. 

Kush tjetër është përfshirë në debat? 

Grupet që angazhohen për lirinë e shprehjes, siç është ACLU dhe Fondacioni për Frontin Elektronik, po nxisin gjykatën të bllokojë ligjin, duke thënë se qeveria nuk ka dhënë prova të qenësishme për dëmin që shkakton TikTok-u dhe se ndalesa do të shkaktonte “probleme të jashtëzakonshme” në jetën e amerikanëve. 

Në anën tjetër, Senatori Mitch McConnell, ish udhëheqësi republikan në Senat dhe një grup prej 22 shtetesh kanë dorëzuar shkresa në përkrahje të ndalimit, duke argumentuar se ligji mbron lirinë e shprehjes duke ruajtur të dhënat e amerikanëve dhe duke parandaluar manipulimin e mundshëm të informacioneve që gjenden në këtë platformë nga autoritetet kineze./VOA 



Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Opinion – Çfarë propozojnë partitë e reja? Blendi Fevziu përplaset ashpër me Arlind Qorin (9 Janar 2025) 

Opinion – Çfarë propozojnë partitë e reja? Blendi Fevziu përplaset ashpër me Arlind Qorin (9 Janar 2025) 

Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

SPAK pezullon hetimet për dosjen “Xibraka”: Nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës

SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, Vuçiç: E rëndë dhe serioze! Do kërkojmë largimin e pronësisë ruse 

SHBA sanksionoi industrinë serbe të naftës, Vuçiç: E rëndë dhe serioze! Do kërkojmë largimin e pronësisë ruse 
















TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com