Durim Bami do të vazhdojë të mbetet në “arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Gjykata ka vlerësuar se, nuk ka ndryshim të rrethanave për ta lënë të lirë Bamin.
Avokati i tij mbrojtës, disa ditë më parë, kishte paraqitur kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi ishin tejkalaur afatet.
Durim Bami është një nga aktorët kryesorë të dosjes “Doshi-Frroku”.
Ai akuzohet për kallëzim të rremë, në një çështje që ende nuk është mbyllur nga Gjykata e Lartë.
Sipas Doshit, Durim Bami ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë deputetin Doshi dhe kolegun e tij demokrat, Mëhill Fufi.