Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon “Apelin”, arrestohet Kryeinspektori i IMT-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 13/05/22 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e IMT në Himarë, i cili ka lejuar ndërtimin e banesave pa leje në zona të ndryshme, në Himarë. Policia ka vënë në pranga ditën e sotme Milseid Nelajn, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”,

Milseid Nelaj për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në Himarë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas