Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të nis verifikimin kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Mësohet se tre emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.
Njoftimi:
Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:
1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;
2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;
3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj./ Opinion.al