Edhe pse është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, Policia e Elbasanit prej 3 ditësh mban të arrestuar një person për akuzën e trafikut të drogës.
Mësohet se personi që po qendron në burg është Ervis Hasankolli. Apeli e dënoi me 10 vite dhe e shpalli në kërkim Hasankollin, por Gjykata e Lartë i dha atij pafajësinë.
Ndërkohë, Policia e mban në burg me argumentin se nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë.