Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë: 21 Janarin ta hetojë SPAK-u

2024/07/05 at 4:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata e Lartë: 21 Janarin ta hetojë SPAK-u

Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të hetojë çështjen e 21 janarit.

Përmes një vendimi  zyrtar thuhet se:

‘’Kolegji çmon të evidentojë – me këtë rast – se – në konformitet me përcaktimet e nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut – Palët Kontraktuese (ku përfshihet edhe Shqipëria) – kanë detyrimin e konformimit ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës (GJEDNJ), në çdo çështje ku ato janë palë, përmes ekzekutimit të tyre. Një nga efektet e kësaj procedure është se në rastet kur GJEDNJ konstaton shkelje, shteti i paditur ka detyrimin ligjor jo vetëm për të paguar personave përkatës shumat e dhëna si shpërblim i drejtë, në bazë të nenit 41, por edhe për të zgjedhur masat e përgjithshme dhe/ose individuale më të përshtatshme që duhet të ndërmerren për t’i dhënë fund shkeljes së konstatuar nga GJEDNJ. Në këtë kontekst, Kolegji sjell në vëmendje se përsa i përket masave individuale dhe zbatimin e nenit 46 të Konventës, në paragrafin 178 të vendimit, është shprehur se, “Gjykata vëren se hetimi penal është ende i hapur. Duke pasur parasysh këtë, ajo konsideron se autoritetet duhet të vazhdojnë (për aq sa kjo është e mundur) përpjekjet e tyre që synojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së A.N. dhe identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, aty ku është e përshtatshme.” Rrjedhimisht, duke mbajtur parasysh (edhe) konkluzionet e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të datës 14 Nëntor 2023 (çështja Nikaj kundër Shqipërisë), lidhur me zgjidhjen efektive dhe për forcën detyruese dhe ekzekutimin e vendimeve të kësaj Gjykate, edhe për këtë shkak, Kolegji konsideron se vendimet e gjykatave të posaçme (gjyqtarit për hetimet paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit) duhet të ndryshohen, duke u urdhëruar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal, për kallëzimin e datës 16.02.2023, me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme, duke mbajtur në konsideratë edhe vendimmarrjen e mësipërme të GJEDNJ”.

PËR KËTO ARSYE,

”Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në konformitet me përcaktimet e neneve 291, pika 4 dhe 441, pika 1, shkronja “dh”, të Kodit të Procedurës Penale”

VENDOSI: 

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023.”                              

Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

19 Qershor, 2025 9:33 am
Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
Bota

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

19 Qershor, 2025 9:21 am
FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
Aktualitet

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

19 Qershor, 2025 9:05 am
Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

19 Qershor, 2025 8:55 am
Peshku, qumështi, mishi dhe patatja me rritjen më të lartë të çmimeve në prill
Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

19 Qershor, 2025 8:50 am
Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane
Bota

Izraeli raporton për dëme të mëdha në një spital pas sulmeve iraniane

19 Qershor, 2025 8:38 am
Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Para
Zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë, Begaj uron homologun e tij: Mezi pres të punojmë së bashku 

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit/ Presidenti Begaj dekreton datën, ja kur zhvillohen zgjedhjet në Himarë 

Orban shtrëngon duart me Putinin në Kremlin, vizita dënohet ashpër nga udhëheqësit Europianë 

Orban shtrëngon duart me Putinin në Kremlin, vizita dënohet ashpër nga udhëheqësit Europianë 

Mario Mitaj për mediat greke: Sylvinho sheh veten te unë, ëndërroj Barcelonën

Mario Mitaj për mediat greke: Sylvinho sheh veten te unë, ëndërroj Barcelonën

TE FUNDIT

Putin: Armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
19 Qershor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se përpjekja e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje nuk është “kërcënim” për Rusinë....

Lexo më shumë

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit
19 Qershor, 2025

Është e qartë se qëllimi i sulmeve izraelite ndaj Iranit është shkatërrimi i programit bërthamor. Objektet në Natanz, Isfahan dhe...

Lexo më shumë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë

FAST Albania dhe ENFAST bashkojnë forcat, arrestohet i shumëkërkuari në Spanjë
19 Qershor, 2025

FAST Albania ka kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST. Falë informacionit të siguruar...

Lexo më shumë

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet

Vijon rinumërimi për Tiranën, demokratët presin “efekt” te mandatet
19 Qershor, 2025

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, vijon edhe sot në Tiranë, me vëmendje të lartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com