Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin: 10 vite burg për Balilin


               Publikuar në : 14:14 - 17/10/19 |
geliano fataj

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vjet burg Kelmend Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

47-vjeçari është shpallur fajtor për katër akuzat e ngritura nga Prokuroria: trafik ndërkombëtar droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Procesi ndaj Kelmend Balilit ishte një nga më të shkurtrit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për shkak se ai kërkoi gjykimin e shkurtuar duke përfituar edhe uljen e dënimit me 1/3.

47-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas gati tre vitesh arrati në 15 Janar të këtij viti. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Balili dhe familjarët e tij po përballen edhe me nje tjetër proces, atë të konfiskimit të pasurisë.

Prokuroria ka kërkuar që disa pasuri të familjarëve të Kelmend Balilit të kalojnë në favor të shtetit pasi nuk justifikohen dhe janë produkt i aktivitetit kriminal të 47-vjeçarit.

Ndër pasuritë që kërkohet konfiskimi është edhe kompleksi turistik ‘Santa Quaranta’ në bregdetin e Sarandës, 27 mijë metra katrorë tokë dhe 23 apartamente./ Opinion.al

Pas