Kryesore

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit për kreun e FSHF-së, Armand Duka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 18/03/22 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Armand Duka dhe avokatët e tij apeluan vendimin e Gjykatës së Tiranës që e pezullonte këtë të fundit nga detyra, por Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë.

Duka u pezullua nga detyra nga Gjykata e Tiranës ndërsa po vijojnë hetimet  për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash për shkak të manipulimeve që u bënë me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit.

Ditën e djeshme avokatët e Dukës kërkuan ndryshimin e trupës gjykuese, kërkesë kjo e cila nuk u pranua.

Gjithashtu Apeli la në fuqi edhe masën e pezullimit nga detyra për dy funksionarët e tjerë të FSHF-së, Ilir Shulku, Sekretar i përgjithshëm i FSHF-së dhe Ardian Haçi.

Gjatë seancës së sotme kundrejt pretendimeve te ankuesve, prokurori i apelit Z. Genti Xholi, i kërkoi gjykatës të miratojë vendimin e pezullimit nga detyra, si një vendim të drejtë. Prokurori mbajti qëndrimin se gjykata e shkallës së parë u ka dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura nga ankuesit.

Kujtojmë se më 15 Mars Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme./Opinion.al

Pas