Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg, reagon sërish Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi

2024/09/26 at 6:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg, reagon sërish Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish pas vendimit të Apelit për ta dënuar me 1 vit burg. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se ky është një akt politik, teksa akuzon kryeministrin Rama për lidhje me trafikantët e drogës.

Në shkrimin e tij, Salianji thotë se vendimi i ditës së sotme është medalja më e madhe që i ka dhënë regjimi teksa shton se për qytetarët është një këmbanë alarmi për zgjim.

Reagimi i Ervin Salianjit:

I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.

I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!

Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!

Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.

Ky është Edi Rama.

Edhe më herët si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.

Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.

Dënohem se denoncova vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!

Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!

Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.

1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.

Kurse ti që ke gjithë institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisë, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.

Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.

Në luftë ka dhe sakrifica!

Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.

Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.

Pis nuk me bejne dot te pistet!

Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.

Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!

Opozitës i dhanë burg për shpifje!

Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!

E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!

Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!

Ne do ja dalim

Ju sugjerojmë

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

8 Janar, 2026 1:00 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Para
Dënimi i Salianjit/ Vazhdojnë replikat mes Ramës dhe Bardhit, kryeministri: Ushtar i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve!

Dënimi i Salianjit/ Vazhdojnë replikat mes Ramës dhe Bardhit, kryeministri: Ushtar i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve!

SHBA me ndihmë prej 8 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA me ndihmë prej 8 miliardë dollarësh për Ukrainën

Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

TE FUNDIT

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
8 Janar, 2026

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
8 Janar, 2026

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave. Mësohet se...

Lexo më shumë

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
8 Janar, 2026

Edhe nga konferenca e kësaj të enjteje, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria të shpallë gjendjen e...

Lexo më shumë

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
8 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, që administrata i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com