Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burgim vrasësit e biznesmenit Edmond Papa.
Ata janë Andrew Bode, i dënuar me 30 vite burgim, dhe Albano Velo i dënuar me 25 vite burgim.
Sipas tvklan, trupa gjykuese zbatoi kërkesën e Prokurorisë, që kishte kërkuar të njëjtën masë dënimi për dy të akuzuarit.
Sipas akuzës së Tiranës, Andrew Bode dhe Albana Velo kanë kryer vrasjen më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, teksa 49-vjeçari Papa po konsumonte kafe në orët e pasdites.