Deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar, në fillim të seancës së sotme plenare, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të mos ndërhyjë dhe të ndërpresë fjalën e deputetëve, pasi një gjë e tillë solli javën e kaluar, sipas tij, rebelimin në foltore të opozitarëve dhe bojkotin.
Kryeparlamentari Ruçi u përgjigj duke i thënë se nëse kanë vërejtje të ankohen te institucionet e Kuvendit dhe të kërkojnë mocion mosbesimi kundër tij.
Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar pati një reagim më të ashpër nga deputetët e opozitës. Ajo që solli atë përshtjellim ndërhyrja juaj me forcë, kur n/kryetari i Kuvendit kërkoi të replikojë me kryeministrin. Do ju lutesha që kjo mos të ndodhë.
Gramoz Ruçi: Vendimet që merr drejtuesi i përcakton rregullorja, kushdo që ka kontestime ka institucione Kuvendi ku mund të ankohen, mund të përdorni të gjitha mekanizmat deri në mocion mosbesimi për kryetarin e Kuvendit.