Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur sot të lërë në burg Vladimir Gjutën, i akuzuar për “thyerje e masës së sigurisë dhe për “dhunë në familje”, kjo e fundit një vepër për të cilën babai i Gjutës është ka mohuar të jetë dhunuar nga i biri.
“Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal”, njoftoi atëherë policia.