Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

2023/10/23 at 9:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe Gjuha Shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.


Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së Gjuhës Shqipe në Harvard. Gazetari i Zërit të Amerikës, Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha Shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin Gjuhën Shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar Gjuhën Shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të Gjuhës Shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që Gjuha Shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan.

Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Klasët e Gjuhës Shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana.

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard.

Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e Gjuhës Shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm.

“Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë Gjuhën Shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

“Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard.

Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet.

“Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

Ky është viti i parë që Gjuha Shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

“Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron Gjuhën Shqipe.

Veç tij, Gjuha Shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të Gjuhës Shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth Gjuhës Shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për Gjuhën Shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit./VOA



Ju sugjerojmë

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
Kronikë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

23 Gusht, 2025 6:56 pm
Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania
Bota

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

23 Gusht, 2025 6:29 pm
I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
Kronikë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

23 Gusht, 2025 5:45 pm
Kush ishte Artur Zheji?
Aktualitet

Kush ishte Artur Zheji?

23 Gusht, 2025 5:42 pm
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

23 Gusht, 2025 5:34 pm
Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
Bota

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 Gusht, 2025 5:32 pm
E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
Bota

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

23 Gusht, 2025 5:18 pm
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23 Gusht, 2025 5:08 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Para
Fotot e 1 mijë viktimave të Hamasit në auditorin e universitetit të Tel Avivit

Fotot e 1 mijë viktimave të Hamasit në auditorin e universitetit të Tel Avivit

Rama dhe Veliaj japin lajmin: Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Rama dhe Veliaj japin lajmin: Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Berat/Kishin mbjellë qindra bimë kanabis në oborr, policia arreston njërin nga vëllezërit, në kërkim tjetri

Berat/Kishin mbjellë qindra bimë kanabis në oborr, policia arreston njërin nga vëllezërit, në kërkim tjetri
















TE FUNDIT

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
23 Gusht, 2025

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
23 Gusht, 2025

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe...

Lexo më shumë

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania
23 Gusht, 2025

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj...

Lexo më shumë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com