Bota

“Gjuha e urrejtjes”, Facebook mbyll qindra llogari


               Publikuar në : 08:46 - 22/08/19 |
Opi Nion

Kompania “Facebook” është shprehur se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, të cilat ishin të lidhura ushtrinë, të cilat kishin për qëllim “manipulimin e debatit publik”.

89 llogari u mbyllën në “Facebook”, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.

Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se “Facebook” kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj muslimanëve Rohingya po vazhdon.

Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit”, tha “Facebook”.

Ushtria në vitin 2017 sulmoi kryengritjen e Rohingya, de bërë që 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendoseshin në Bangladesh./ Opinion.al E.Xh.

Pas