Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me qeverinë e re, si dhe për mënyrën se si u prit nga ministrat emërimi i tyre nga kryeministri Edi Rama.
Për të bërë një analiza më të detajuar të veprimeve të tyre, ekspertja e komunikimit joverbal, Irena Myzeqari.
Ajo tha se çdo shikues mund të ketë vënë re momentet e tensionit tek Ogerta Manastirliu, me sytë e përlotur, për detyrën e re që mund të marrë, drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.
Ky reagim nuk ishte i rastësishëm, pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama e kishte parashikuar situatën, aq sa i tha Manastirliut: E di që nuk do ma falësh këtë bombë…
Ekspertja shtoi se gjatë gjithë mbledhjes, çdo lëvizje dhe gjest i socialistëve ishte i kontrolluar, duke treguar pozicionimin e Ramës si lider qendror dhe ministrat si “satelitë të tij”.
Besfort Lamallari, i propozuar për Ministër të Drejtësisë, u duk i surprizuar dhe i pasigurt.
Sipas ekspertes, Ogerta Manastirliu ishte në ankth, Elisa Spiropali e ngrirë, Ulsi Manja i trishtuar, ndërsa Andis Salla dhe Klodiana Spahiu u befasuan për shkak të përgjegjësisë së madhe që i pret.