Bota

“Gjuha COVID”/Simptoma e re e virusit, eksperti tregon sa zgjat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 18/01/21 |
Semiljana Azizi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar që në fillimit e pandemisë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit, por duket se tashmë po paralajmërohet për një simptomë të re.

Epidemiologu britanik, Tim Spector, ka paralajmëruar për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai. Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të shpërndarë në rrjetin social “Twitter”,  të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur. Sipas ekspertit një simptomë e tillë mund të zgjas nga e pakta një javë deri në disa muaj.

Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector.

Sipas ekspertëve britanikë, “gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh, tek pacientët të cilët rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Më shumë fotografi që vijnë nga gjuha ‘misterioze’ që lidhet me një sërë sëmundjesh, por tani po raportohet edhe me COVID dhe mund të zgjasë me javë ose muaj.”- shkruan eksperti./Opinion.al

Pas