Aktualitet

Gjuetarët publikonin fotot e sorkadheve të vrara, shoqërohen nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 19/10/18 |
el ida

Policia shoqëron 6 gjuetarë në Kolonjë pasi gjuanin kafshë të egra në mënyrë të paligjshme. Ata publikonin në rrjetet sociale fotot e rënda të sorkadheve të vrara.

Masat e policisë erdhën pas fotove të publikuara në Facebook pak ditë më parë, ku në një zonë pyjore të Kolonjës shfaqen 6 persona me një automjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra sorkadhe të vrara.

Fotot tronditëse shkaktuan edhe një reagim të fortë nga ana e opinionit publik, ndërsa u kërkua marrja e masave ligjore ndaj gjuetarëve të cilët kanë thyer edhe moratoriumin për gjuetinë.

Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë, L.M, banues në fshatin Polenë, A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë. Policia ka bllokuar armët e gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëv

Pas