Aktualitet

Gjovalin Loka ish-sigurims/ Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 01/09/20 |
Al Do

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë lidhur me akuzat ndaj Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, si ish-anëtar i sigurimit të shtetit.

Gjatë një ceremonie në prezantimin e forcave të reja policore në Korçë, Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e Lokajt dhe shprehu vlerësim për punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Lokës, unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij”, tha Lleshaj.

Në lidhje me akuzat e Opozitës, Ministri ka thënë se refuzon t’iu përgjigjet.

Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në 19 gusht të këtij viti nga Komisioni i jashtëm i vlerësimit në policinë e shtetit.

Përgjatë hetimit për efekt të vettingut komisioni i jashtëm në gjetjet e tij bëri publik faktin se Loka në periudhën janar 1991 deri më qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit.

Loka e kishte fshehur këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit dhe tha në seancë se ai nuk kishte kryer asnjë veprim në dëm të shtetasve, asnjë rekrutim, asnjë keqtrajtim por vetëm kishte marrë në dorëzim dosjet nga ish eprori i tij.

Partia Demokratike deklaroi se Gjovalin Loka u konfirmua në detyrë në shkelje të ligjit për vetingun në polici. Sipas opozitës “Komisioni, që mori vendimin e paligjshëm nuk e ka tagrin të vlerësojë, nëse Gjovalin Loka ka qenë sigurims i mirë apo i keq”, por duhet ta shkarkonte atë në zbatim të ligjit. /Opinion.al

Pas