Aktualitet

Gjoni për vaksinën:Çfarë kimikatesh do fusin në gjakun e shqiptarëve?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 29/10/20 |
Opi Nion

Deputeti Ralf Gjoni është përplasur gjatë senacës së sotme në kuvend me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me blerjen e vaksinës anti covid nga vendi ynë.

Gjoni tha se qeveria shqiptare po blen një vaksinë nga kompania e Bill Gates, ndërkohë që Britania dhe as SHBA nuk po e marrin këtë vaksinë.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka cilësuar disinformim këtë informacion, ndërsa tha se edhe vetë BE po e financon Covax për vaksinën.

Pjesë nga debati:

Ralf Gjoni: Hera e parë që dëgjoj që nënshkruhet një marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe një aleance të Bill Gates, një prej njerëzve më të pasur në botë. Aleanca Gavi po mundohet të ngrejë 2 miliardë dollarë për të blerë doza vaksine, që ende nuk ekziston, që nuk ka asnjë garanci që do të ketë efikasitet në trupat tanë kundër Covid-19. Përse na e sillni në parlament z.ministre? Nëse jeni kaq të sigurt që iniciativa Covax do të gjejë doza të vaksinës, shkoni jepjani lekët aleancës, sic kanë bërë vendet e tjera. Aleanca Gavi është krijuar nga Bill Gates, në bashkëpunim nga OBSH. Kjo e fundit drejtohet nga një humbacak, një nga njerëzit më të dyshimtë sot, që duhet të mbajë përgjegjësi sot për menaxhimin e pandemisë. Kaq problem është bërë OBSH sot, sa KE dhe vende të BE sot janë angazhuar për një ristrukturim total të fondeve të OBSH. Sa i përket Covax Franca është e qartë: nuk do të blejë vaksina prej saj. SHBA nuk do të blejnë vaksina nga iniciativa Covax, Britania e Madhe po ashtu. Pse këto vende të zhvilluara nuk i duan këto vaksina, ndërsa ne duhet të kemi besim te efikasiteti i një vaksine që nuk ekziston ende. Cfarë lloj kimikatesh po përgatisin të fusin në gjakun e shqiptarëve? Vaksina më efikase duhet të ruhet në kushte frigoriferike, që Shqipëria nuk i ka, në -70 gradë.

Manastirliu: Marrëveshja që parlamenti do të miratojë sot garanton që kur vaksina e sigurt dhe efektive të jetë pranuar, sepse këtu bëhet fjalë për të gjitha vaksinat, sepse Covax po punon për një vaksinë të sigurt, Shqipëria do të ketë akses. BE po e financon Covax për vaksinën. Informohuni mirë, para se të dezinformoni. Informohuni, se sikur kreu i OBSH e thotë, pandemia ka sjellë lodhje dhe duhet të jemi të qartë për të mos krijuar frikë te njerëzit. Asgjë nuk do të vijë pa u certifikuar në vendin tonë. Dhe nuk jemi vendi i botës së tretë, sic theksove. Është e turpshme kjo që thoni. Mos konspironi, punoni në të mirë të njerëzve. Qeveria ka marrë masat që jo vetëm përmes Covax, por edhe përmes shteteve të BE, të ketë kanale komunikimi, që të mundemi të kemi negociata për marrjen e vaksinës. Përpjekjet po bëhen shumëdimensionale. Ju ftoj të informoheni më shumë, në mënyrë që të mos iu fusni njerëzve në kokë cipa.

Valentina Leskaj: E para, atë gishtin mos ia trego asnjërin. E dyta, meqë keni lexuar 3-fishin e librave të mi, lexo rregulloren e Kuvendit. E treta, respekt për ministren dhe ata njerëz që sot luftojnë me Covid. Sot, ju, unë dhe gjithë bashkë të jemi me mjekët dhe të qetësojmë familjet që kanë të sëmurë e luftojnë me vdekjen. Prandaj, ulu.

 

 

Pas