Sipas Ralf Gjonit, opozita parlamentare nuk do ta votojë Reformën Zgjedhore nëse drafti përfundimtar nuk do të përfshijë edhe ndryshimin e sistemit.
Në emisionin Opinion ai deklaroi se grupi i opozitës ia ka bërë këtë fakt të kryer edhe ndërkombëtarëve.
Ralf Gjoni: Ne nuk do të jemi noterë të pisllëqeve që do të gatuajnë nën tavolinë Rama dhe Basha. Nuk ka marrëveshje.
Blendi Fevziu: Do ta votoni nëse nuk ka ndryshim sistemi?
Ralf Gjoni: Jo absolutisht ta harroni. Ja kemi thënë edhe faktorëve vendas ed e ndërkombëtarëve që nuk e votojmë. Ata deputetë që iu gënjen mëndja se janë blerë nga Rdi Rama të cohën pupthi dhe të ulen në prehrin e Taulant Ballës.
Gjoni shtoi se grupi opozitar parlamentar do të bëjë propozim konkret së bashku me Nismën Thurje për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. /Opinion.al