Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, garantohet paanësia

2021/07/23 at 10:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjonaj: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, garantohet paanësia

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar në një aktivitet të zhvilluar ditën e sotme se 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi një sërë arritjesh tregojnë se reforma është në udhën e duhur.


Sipas saj, të pandikuar nga politika, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve.

Gjonaj thekson se lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë po njeh një kurbë rritëse.

“5 vjet nga miratimi i reformës në Drejtësi janë provë e gjallë e një sërë arritjesh tepër të rëndësishme që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave të drejtësisë së re, që tregojnë qartësisht se reforma është në udhën e duhur në një process të pakthyeshëm.  Arkitektura kushtetuese dhe ligjore ka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e plotë të sistemit të drejtësisë. Të pandikuar nga politika dhe çdo faktor tjetër të jashtëm, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë që përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore në promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve, ta ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë.  Lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë po njeh një kurbë rritëse, duke shenjuar në vijimësi me rezultate të prekshme, të vlerësuara dhe të mirëpritura nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Pastrimi i sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë dhe rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi.
Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përtej vonesave tashmë të njohura, sot janë funksionale dhe që pritshmëria ndaj tyre për paanësi, profesionalizëm, integritet në vendimmarrje është shumë e lartë.  

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se vështirësitë, me të cilat përballet zbatimi i reformës sot nuk janë të pakta. Procesi i “Vetting”-ut do të duhet të vijojë me ritme më të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi. Vakancat e krijuara në sistem për shkak të largimeve të shumta kanë passjellë nevojën për të adresuar strategjikisht rritjen e numrit të pranimeve në Shkollën e Magjistratëve dhe ruajtjen e cilësisë profesionale, formimit të shëndetshëm etik dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem. 

Rritja e eficencës së sistemit padyshim do të ndihmohet edhe nga harta e re gjyqësore. Institucionet me përgjegjësi ligjore si Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ do të duhet të peshojnë në mënyrë të kujdesshme nga njëra anë adresimin e nevojave imediate të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër garantimin e aksesit në drejtësi të çdo qytetari. Një hap i rëndësishëm që i parapriu kësaj vendimmarrje, ishin edhe ndryshimet ligjore në maj 2021, të cilat mundësuan funksionimin e plotë të degëve të gjykatave. “, tha ndër të tjera Gjonaj.

 

Etiketa: gjonajreforma nëdrejtësi


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
Bota

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 Janar, 2026 9:04 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 janar 2026

1 Janar, 2026 9:01 am
Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Para
Emrat/ KLP emëron dy prokurorë të rinj në SPAK

Emrat/ KLP emëron dy prokurorë të rinj në SPAK

Kim: Disa kanë dashur ta bllokojnë reformën, SPAK po jep rezultate

Kim: Disa kanë dashur ta bllokojnë reformën, SPAK po jep rezultate

Emri/Kanosi me hanxhar vëllanë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Emri/Kanosi me hanxhar vëllanë, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë
















TE FUNDIT

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
1 Janar, 2026

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e...

Lexo më shumë

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin
1 Janar, 2026

Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë....

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 janar 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Janar, 2026

DASHI Ata që janë në çift nuk do të kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet në çift do të...

Lexo më shumë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com