Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjonaj paralajmëron shkarkime në Kukës: Merrni masa, keni 3 muaj kohë

2019/07/20 at 6:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjonaj paralajmëron shkarkime në Kukës: Merrni masa, keni 3 muaj kohë

Në një takim me strukturat më të larta të qarkut të Kukësit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nënvizoi një sërë problematikash dhe ka kërkuar përmirësim të situatës brenda 30 tetorit.

Gjonaj ka paralajmëruar drejtorët e pranishëm në mbledhje se nëse treguesit nuk do të arrihen brenda 30 tetorit atëherë do të largohen nga puna.

“Brenda datës 30 korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”.

Problematikat më të mëdha që ka identifikuar ministrja kanë qenë në shërbimet përmbarimore si dhe në mosfunksionimin e administratës. Ajo theksoi se nuk i drejtohej drejtuesve të rrethit vetëm në cilësinë e eprorit por edhe si koordinatore kombëtare antikorrupsion.

“Shikoj një ngadalësi veprimesh sidomos në shërbimet përmbarimore që duhet të ofrohen nga zyrat e përmbarimit shtetëror. E di që ka edhe arritje pozitive apo përmirësime të ndjeshme, por nëse në sektorë të tjerë po ecim mirë, ne s’mundet kurrsesi që të vazhdojmë të qëndrojë në këtë nivel në shërbimin përmbarimor me impaktin që përcjell te qytetarët. E kuptoj vështirësinë e titujve që vijnë në zyrat e përmbarimit shtetëror të cilat kanë vështirësi në zgjidhje, por suksesi i performancës suaj varet në ekzekutimin e të gjitha rasteve. Duhet që t’i dalim në ballë të gjithë së bashku pasi s’mund të imagjinohet më sjellja e një administrate që ka fytyrën e vitit 2019, por në fakt vepron si të jetë e shumë viteve më parë pa u shqetësuar fare ç’ndodh nesër me qytetarët që presin zgjidhjen nga institucionet shtetërore. Problemi i parë i mosfunksionimit të zyrës nis nga ju si drejtues. Merrni masa me urgjencë që e gjithë zyra të jetë në shërbim të qytetarëve duke ndryshuar mentalitetin në çdo zyrë të çdo skaji të Shqipërisë. Prioriteti i luftës kundër korrupsionit është një prioritet i cili do të intensifikohet në masa parandaluese dhe ndëshkuese. Këtë e deklaroj jo vetëm në cilësinë e Institucionit epror por edhe si koordinatore kombëtare antikorrupsion. Asnjë sjellje e administratës nuk duhet të lërë shteg për perceptimin e qytetarëve që sorollaten për korrupsion” tha Gjonaj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Fuga komenton mbledhjen e ASH, dy fjalë edhe për ndërkombëtarët

Fuga komenton mbledhjen e ASH, dy fjalë edhe për ndërkombëtarët

Basha: As 1 në 3 socialistë nuk mori pjesë në farsën e 30 qershorit

Basha: As 1 në 3 socialistë nuk mori pjesë në farsën e 30 qershorit

Hajdari e ashpër me të gjithë: Ka nevojë për një frymë të re demokratike

Hajdari e ashpër me të gjithë: Ka nevojë për një frymë të re demokratike

TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com