Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka dërguar Kuvendit një kërkesë për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj, paragrafët “a” dhe “b” të këtij neni, bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese.
Gjonaj thotë se me parashikimin e kufizimeve të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Ministrja thekson se nenet e Kodit për Kolegjin Zgjedhor janë kundër frymës së Reformës në Drejtësi
Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t’u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit të gjykatave.
Ajo kërkon gjithashtu ndryshimin e dispozitës për mos marrjen nën përgjegjësi disiplinore gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor për vendimmarrje të tjera.
Sipas kërkesës drejtuar Kuvendit, Kodi Zgjedhor i ndalon anëtaret e kolegjit të marrin detyra të tjera për 4 vite, ndërkohë anëtarët e kolegjit nuk shkojnë dot në Gjykatën e Lartë ku kanë aplikuar./ Opinion.al