Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjonaj i drejtohet Metës: Keni hallin e reformës në drejtësi

2020/02/27 at 4:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjonaj i drejtohet Metës: Keni hallin e reformës në drejtësi

Pas kallëzimit penal të presidentit ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, kjo e fundit për të parën herë ka dalë përpra mediave të sqarojë, akuzat e ngritura.


Që në fillim të fjalës së saj , Gjonaj tha se nuk është shprehur më herët, pasi ka dashur t’i japë kohën e mjaftueshme presidentit për të ezauruar atë që ajo e quajti “spektakël për grupin armiqësor në Ministrinë e Drejtësisë”, ndërsa shtoi se Meta ka hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtësi.

“Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t’iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij. Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk jua lehtëson këtë hall”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë shpjegoi të gjitha akuzat e ngritura nga Presidenca, duke e cilësuar një show pretendimin e presidentit për rrëmbimin e kompetencave.

Ndërsa foli për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj tha nder te tjera se gjyqtarja e presidentit, e zgjedhur në mënyrë antiligjore, ushtron sot funksionin si anëtare e gjykatës kushtetuese.

“Parashikimet ligjore dhe kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarit të GJK nga Presidenti janë shumë të qartë. Sipas parashikimeve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi. Presidenti e ushtron këtë të drejtë në dy forma:

  1. a) ose nëpërmjet dekretit duke zgjedhur një nga tre kandidatët që i ka dërguar KED ose,
  2. b) në mënyrë të heshtur, duke pranuar që kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të konsiderohet i emëruar.

Qëllimi i vendosjes së këtij afati apo mekanizmi zhbllokues ka qenë pikërisht shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetues për shkaqe politike apo teknike. Kjo ishte edhe një nga risitë e reformës në drejtësi e përkrahur edhe nga Komisioni i Venecias.

Por çfarë ndodhi?

Afati 30 ditor i Presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese përfundoi dhe Presidenti nuk e e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit 30 ditor. Theksoj se ky është një afat prekluziv, pra i pandryshueshëm dhe i pa-pezullueshëm, për shkak se vetë ligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasoje. Pra, me kalimin e këtij afati, bëhet automatik emërimi si anëtar i Gjykatës Kushtetues i kandidatit që është renditur i pari.

Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED si institucion I pavarur, si institucioni i përbërë nga Prokurorë dhe Gjyqtarë të të gjitha niveleve, konsiderohet e zgjedhur gjyqtare Kushtetuese automatikisht nga ligji (ex lege) me datë 08.11.2019.

 

Referuar botimit të aktit në Fletoren Zyrtare ditën e shtunë si një ditë pushime zyrtar, Gjonaj tha: “E kam vështirë të besoj që presidenti e beson këtë variant kaq ekstrem për imagjinatën e ccdo njeriu normal. Sikur presidenti apo këshilltatrët e tij, të kishin bërë një kërkim sipërfaqësor në arkiv, jo vetëm e shtuna por dhe e diela janë ditë që figurojnë shumë kohë më përpara në Fletoren Zyrtare”, u shpreh Gjonaj.

Duke vijuar këtë argument Ministrja e Drejtësisë i cilësoi akuzat për  shkelje penale si komike.

“Presidenti ka ngritur akuzën se publikimi në Fletoren Zyrtare ka krijuar pasoja të rënda. Pyetja ime është çfarë pasojash ka krijuar ky botim. Botimi në Fletoren Zyrtare nuk i jep fuqi akteve që publikohen përveç atyre që parashikohen ne ligj, por thjesht informon qytetarët. Botimi i këtij vendimi garanton dhe trajtimin e njëjtë të të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se janë zgjedhur nga Presidenti, Kuvendi apo në mënyrë automatike. Akuza se ne kemi kryer shkelje penale është thjeshte komike do të thoja, po mos bëhej fjalë për presidentin  e Shqipërisë. Ai botim nuk ka sjellë asnjë pasojë. E vetmja pasojë është dalja e Presidentit jashtë kornizave ligjore”.

Lidhur me kallëzimin penal nga e presidentit, Gjonaj refuzoi të komentojë.

“Por meqenëse Presidenti ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj meje në SPAK, rezervoj të drejtën të mos jap asnjë koment mbi këtë kallëzim, në respekt të ligjit dhe funksionit të institucioneve të reja të Drejtësisë që kanë dalë nga reforma në drejtësi”. / Opinion.al

 

Etiketa: gjonajmeta


Ju sugjerojmë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
Para
I akuzuar për pengmarrjen e Jan Prengës, sekuestrohet pasuria e Hajrit

I akuzuar për pengmarrjen e Jan Prengës, sekuestrohet pasuria e Hajrit

Çfarë është “Bildung”, sekreti i suksesit të vendeve nordike

Çfarë është "Bildung", sekreti i suksesit të vendeve nordike

4 kandidatë në garë për kreun e BKH, dalin emrat

4 kandidatë në garë për kreun e BKH, dalin emrat
















TE FUNDIT

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër...

Lexo më shumë

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
23 Tetor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
23 Tetor, 2025

Nuk është hera e parë që administrata amerikane vendos sanksione ndaj prodhuesve rusë të naftës. Para se Donald Trump të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com