Derbi i kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione në fushë dhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”, por tifozët e të dyja klubeve thyen edhe rregullat duke sjellë ndërprerjen e lojës.
Nisur nga sjellja në tribuna, Komisioni i Disiplinës dënoi Tiranën me gjobë 400 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës.
Dënim mori edhe klubit i Partizanit me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, dëmtim të mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Klubet kryeqytetase duhet që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.
Derbi i kryeqytetit u fitua nga “të kuqtë”. Partizani e mbylli vitin 2022 në vendin e parë me 29 pikë pas 15 ndeshjesh, 4 më shumë se sa Tirana ndjekëse.
“Të kuqve” u mjaftoi një gol për të siguruar fitoren, që sjell qetësinë dhe optimizmin brenda grupit.
Rrjeta e vetme e sfidës u realizua nga Xhuliano Skuka në minutën e katërt të lojës, ndërsa 24 vjeçari shkon në kuotën e 10 golave në kampionat./ Klan News