Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit kanë konstatuar se dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.
Për pasojë ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4 milionë lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:
Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. dhe ai me administrator V. D. kanë marrë secili masë administrative 2 milionë lekë të rinj. /Opinion.al