Kronikë

Gjobiten 976 drejtues mjetesh dhe pezullohen 46 leje drejtimi në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 10/09/21 |
Opi Nion

Numër rekord gjobash është vendosur në 24 orët e fundit nga Policia Rrugore, ku 976 shoferë janë gjobitur në të gjithë vendin, për shkak se janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi mbi normat ose të dehur në timon.

Mësohet se shpejtësia varionte nga 132 km/h dhe maksimumi i shënuar është 169 km/h.

Nga ana tjetër 8 shoferë kanë rënë në pranga, sepse 2 prej tyre po drejtonin mjetin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë po udhëtonin nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë 46 leje drejtimi janë pezulluar në 24 orë, ku prej tyre 32 janë pezulluar pasi shoferët po lëviznin me shpejtësi mbi normat dhe 14 të tjerë ishin të dehur në timon./Opinion.al

Pas