Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjobat me kamatë, nuk punon sistemi. Punonjësi: T’i rruajmë tra**, ça t’i bëjmë ne?!

2022/10/28 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjobat me kamatë, nuk punon sistemi. Punonjësi: T’i rruajmë tra**, ça t’i bëjmë ne?!

Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë e “Stop” nga drejtues automjetesh, të cilët kohët e fundit po ndeshen me një problematikë lidhur me gjobat.

Një qytetar nga Tirana shprehet, se ka marrë një gjobë nga policia rrugore në vlerën 5000 lekë të reja. Ka shkuar ta paguajë menjëherë, në mënyrë që të përfitonte nga ulja 20%. Por i kanë thënë, se nuk punon sistemi.

Më pas qytetari është drejtuar çdo ditë pranë pikave të autorizuara, por ka marrë të njëjtën përgjigje. Më pas është detyruar ta paguajë gjobën me kamatë.

“Në datë 22 Shtator jam gjobitur për një shkelje të konstatuar normalisht me një vlerë 5 mijë lekë të reja. Paraqitem në zyrat e Postës dhe sportelistja thonte që nuk punon sistemi. Duke qenë se Postën e kam afër ambienteve të punës shkoja e kontrolloja çdo ditë për të paguar gjobën. Kjo vazhdoi çdo ditë. Në një ditë normale me datë 6 Tetor pas afërsisht 2 javësh e paguan nusja gjobën pa konfirmimin tim dhe e ka paguar me kamat-vonesë 1 mijë lekë të reja. Nuk është problemi vetëm tek vlera 1 mijë lekë të reja, por mua nuk m’u dha e drejta për ta paguar me 20% ulje siç është standardi brenda 1 jave. Pse duhet të paguaj unë për një problematikë sistemi dhe jo për fajin tim që ngela çdo ditë tek zyrat e Postës”, tha ai.

Për këtë jemi drejtuar në një nga pikat e Postës shqiptare, ku na thuhet se gjobat paguhen manualisht.

Qytetari: Si kalove? Gjobat e makinës, ku paguhen?

Posta Shqiptare 1: Këtu paguhen, po do presësh çikë, 5 minuta!

Qytetari: Më thanë nja dy çuna, që s’ka pas sistem, prandaj erdha.

Posta Shqiptare 1: Jo s’ka pas sistem, po i kemi kështu paguar manualisht. Megjithatë po shofim, sikur po vjen avash-avash. Merre faturën gjithsesi edhe hajde!

Qytetari: Faleminderit!

Qytetari: Kisha një gjobë për të paguar unë para një jave e ca. Erdha, s’ka sistem më thanë.

Posta Shqiptare 2: Po s’ka sistem akoma. A e ke gjobën? Se po e pate gjobën në dorë si këto, i kalojmë neve.

Qytetari: Hë-hë, po!

Posta Shqiptare 2: Në qoftë se nuk e ke, nuk e hedhim dot, se nuk punon sistemi i gjobave.

Qytetari: Po kamata?

Posta Shqiptare 2: Si?

Qytetari: Po kamata si vazhdon?

Posta Shqiptare 2: Po vazhdon, ça të them unë?! Problem i ashtu, drejtorisë së policisë.

Megjithatë për kamatën nuk mund të bëjnë gjë.

Qytetari: Të lutem do ma shohësh pak makinën private për një targë?

Punonjësi: Unë ta shoh, po ku dalin gjobat?

Qytetari: Nuk është bërë aktiv sistemi akoma?

Punonjësi: Aktiv është sistemi, po nuk dalin gjobat. Edhe me pas gjobë, kur t’i hedhin. Ka gjoba, që të Shtatorit pa i hedh akoma, që s’i kanë hedh fare.

Qytetari: Si i bëhet tani për këto kamat-vonesa?

Punonjësi: T’i rruajmë trapin… Ça t’i bëjmë ne?!

Ju sugjerojmë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Para
Ukraina i kërkon Iranit të ndërpresë furnizimin e Rusisë me armë

Ukraina i kërkon Iranit të ndërpresë furnizimin e Rusisë me armë

Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve: Më ofenduan dhe kërcënuan, isha me familjen

Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve: Më ofenduan dhe kërcënuan, isha me familjen

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 29 tetor 2022

TE FUNDIT

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
30 Janar, 2026

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij...

Lexo më shumë

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
30 Janar, 2026

Teksa ushtria amerikane pret vetëm urdhrin, presidenti Donald Trump ende beson tek negociatat me Iranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë...

Lexo më shumë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
30 Janar, 2026

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës,...

Lexo më shumë

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
30 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com