Erion Veliaj i është përgjigjur batutave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi gjobën e vendosur nga Bashkia në lidhje me dëmet e shkaktuara nga Tirana në protestën e organizuar nga opozita. Një ditë më para Basha tha se: “do ti çojë Veliajt një kastravec 163 cm të gjatë”. Ndërsa Veliaj i është përgjigjur sot se “gjuha e përdorur është gjuhë rrugaçërie. Basha kastravec hyri në bashki dhe ashtu doli”