Politikë

Gjoba në ditëlindje, Kryemadhi: Kallaku iu mati të gjithëve temperaturën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 24/11/20 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në një interviste televizive në lidhje me pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e Bes Kallakut, për të cilën u gjobitën të ftuarit dhe pronari i lokalit për mos zbatimin e masave anti-COVID.

Mes personave që u gjobitën në ditëlindjen e aktorit ishte Kryemadhi dhe Presidenti Ilir Meta, ndërsa u pezulluan edhe 6 policë.

Kryetarja e LSI ka thënë se vetëm një orë ka qenë e pranishme në ditëlindjen e aktorit, ndërsa shtoi se para se të futeshin në lokal, Bes Kallaku iu ka matur temperaturën gjithë të ftuarve.

Para se kryeministri të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat. Unë kam ndenjur një orë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se 10 veta. Edhe këtu 10 veta jemi nuk duhet të gjobitemi. Dashuria për njerëzit është shumë e rëndësishme, nuk kam parë një të sëmurë që e mund sëmundjen vetëm. Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare”, tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas