Gjoba e vendosur nga Bashkia Tiranë kundrejt Partisë Demokratike, ku i kërkon që të paguajë për dëmet e shkaktuara në protestën e dy ditëve më parë, është kthyer në objekt batutash midis palëve.
Nën/kryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i tha sot kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj se nëse do që ta vlejë gjobë duhet të sjellë mamanë e tij te Selia e Partisë Demokratike, ndërsa një ditë më parë ishte Lulzim Basha që tha se do t’i dërgojë Veliajt një kastravec.
“Sa për gjobën, i thoni Erionit të sjellë mamin tek Partia Demokratike, se ajo merret me lekët”, tha Paloka teksa ishte i pranishëm në takimin e “Forumit Shqiptar për Liri dhe Demokraci”.