Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjoba e kërcënime ndaj biznesit”, PD akuza qeverisë

2020/09/03 at 5:20 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gjoba e kërcënime ndaj biznesit”, PD akuza qeverisë

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj Qeverisë. Ish-deputeti Ervin Salianji është shprehur se kryeministri Edi Rama është armiku i bizneseve prodhuese në Shqipëri, pasi qeveria i braktisi bizneset gjatë pandemisë duke i çuar drejt falimentimit.

Sipas Salianji, në vend që qeveria të ndihmojë bizneset dhe tu lehtësojë barrën e krizës së krijuar prej keqqeverisjes së tij, Rama u lëshon taksidarët  me gjoba e kërcënime për falimentim.

Ish-deputeti thekson i cilësoi kushtet e garancisë sovrane qesharake dhe të pamjaftueshme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP., i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues.

Kjo vjen pasi biznesi dhe të punësuarit në të nuk u ndihmuan nga qeveria përgjatë gjithë pandemisë, madje u përjashtuan nga paketat ndihmëse duke u mohuar atyre të përfitojnë nga paketa e ndihmës qeveritare. Rama u mohoi atyre të drejtën legjitime të çdo taksapaguesi për t’iu dhënë ndihmë apo shërbim atë që më herët ua ka marrë me mbi-taksime. Pasi ua merr taksat, u lë dhe barrën e pagesës së taksave të mëtejshme, pastaj pagat e punëtorëve dhe çdo detyrim tjetër. Në fund gjoja i ofron një garanci sovrane kushtet e të cilës janë qesharake dhe të pamjaftueshme!

Pasi i shmanget përgjegjësisë karshi biznesit dhe qytetarit, në kohë pandemie, i kërkon bizneseve me përdhunë të paguajnë për keqmanaxhimin e tij. I kërkon tatimorëve të sillen barbarisht ndaj bizneseve dhe sipërmarrjeve. Prandaj ato janë lëshuar si xhambazë anë e kënd vendit duke kërkuar me përdhunë taksa dhe duke kërcënuar me faliment ose gjoba të frikshme. “Parà ose faliment!” kjo është motoja e pandershme dhe mafioze që i ofrohet bizneseve nga xhambazët e rilindjes.

PD po merr me dhjetra denoncime nga biznese prodhuese, qe faktojnë represionin e inspektoriateve dhe kërcënimet mafioze të tyre.

Filozofia e Ramës dhe kësaj qeverie po bëhet përditë edhe më e qartë për këdo sipërmarrës, të punësuar apo dhe pensionist. Nuk kanë ndërmend të mbështesin biznesin prodhues vendas, nuk kanë ndërmend të ndihmojnë një punëdhënës të rëndësishëm dhe me peshë. Jo! Ata nuk mendojnë se shqiptarët kanë të drejta dhe se duhet të punojnë. Ata duan vetëm të përfitojnë dhe abuzojnë.

Prandaj, Rama në vend që të lehtësonte  nga taksat, të subvenciononte prodhimin dhe të ndikonte për shtyrjen e kësteve të kredisë për të ndarë sakrificën e biznesit po i kërcênon, gjobit dhe mbyt me shkresa dhe bllokime!

Miliona Euro shpërdorohen në tendera dhe PPP, në vend të ndihmohen sipërmarrjet për të hapur vende pune, për të sjellë zhvillim, punësim dhe mirëqenie!

Qeveria Rama është armikja e biznesit dhe sipërmarrjes!

Ne do të mbajmë shënim emrat e atyre që sot gjezdisin me bllok kërcënues në dorë duke u prerë të drejtën familjeve shqiptare për të ardhura. Shqiptarët nuk do të tremben dhe as do të kërcënohen nga mafiozët që u vendosin lakun në fyt gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Askush nuk mund të detyrojë shqiptarët të paguajnë me gjakun dhe djersën e tyre harbimin pushtetar.

Ata e kanë të qartë se kush është kryefajtori. Por dhe ne nuk do të harrojmë të çojmë përpara përgjegjësisë ato që sot fshihen pas urdhrit. Kjo nuk është një deklaratë hakmarrëse, por është zotimi për të vendosur drejtësinë dhe rendin përpara shumicës së heshtur. Atyre që kontribuojnë në heshtje në mirëqenien tonë.

Ju sugjerojmë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Para
Nuk ka zgjedhje, Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Kurti: Delegacioni kosovar është i çorientuar

Koronavirusi, rritet numri i viktimave dhe rastet e reja në Itali

Koronavirusi, rritet numri i viktimave dhe rastet e reja në Itali

Takimi Kosovë-Serbi/ Hoti dhe Vuçiç hyjnë në Shtëpinë e Bardhë

Takimi në SHBA,ministri serb:Propozimi më i keq, kërkon njohjen e Kosovës

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com