Kryeministri Rama i është rikthyer edhe njëherë çështjes së gjobës prej 44 milionë eurosh që Shqipëria i duheti t’i paguajë kompanisë “Aktor”.
Duke folur nga Shkodra gjatë inspektimit të një bypassi, Rama ia faturoi fajin për gjobën qeverisë së kaluar të PD dhe LSI.
Sipas Ramës kosotot në buxhetin shqiptar kanë ardhur si pasojë e tenderave me kontrata jo të mira të bëra nga qeveria e kaluar
”Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.”- tha Rama./ Opinion.al