Kronikë

GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Altin Avdylajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 26/10/20 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij Av. Arber Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për këtë të pandehur dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

Aplikimi i gjykimit të shkurtuar sjell uljen e 1/3 së dënimit për Altin Avdylaj.

Mësohet se për 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës.

Altin Avdylaj është arrestuar nga policia në operacionin  “Volvo 4”. Të pandehurit e kësaj dosje, mes tyre dhe grupi i Avdylajt, akuzohen për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike./ Opinion.al

Pas