Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu juristen e bashkisë Lushnje, Blerta Turku, të arrestuar pas përgjimeve të SPAK.
Masa “arrest në burg” u zëvendësua me masën e “arrestit në shtëpi”, pas kërkesës së Prokurorisë.
Turku ishte një nga zyrtaret e bashkisë Lushnje të arrestuar me kërkesë të SPAK, mes të cilëve edhe ish kryebashkiaku, Fatos Tushe, të cilët akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”.
Kujtojmë se zyrtarët e Bashkisë Lushnje u arrestuan për një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë./Opinion.al