Gjykata e posaçme ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Marklen Hakën, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit Revanshi.
Para trupit gjykues, Haka deklaroi se nuk ka përdorur aplikacionin SKYECC, ndërsa nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK, mes tyre edhe akuzën e tentativës për vrasje të Durim Bamit.
“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet se ka thënë Markel Haka.
33-vjeçari u arrestua të premten në zonën e Niklës në Fushë-Krujë pasi ishte shpallur në kërkim në muajin Maj gjatë operacionit të koduar “Revanshi”, ku u firmosën 50 urdhër-arreste për kokat e krimit të organizuar në vend.
Marklen Haka akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, dhe po ashtu ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.
Ndaj Hakës janë bërë disa atentate, më i rëndi është ai i 21 Shtatorit 2019 ku humbi jetën halla e tij. Në atë kohë në drejtim të banesës së Marklen Hakës u qëllua me breshëri kallashnikovi.