Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena.
Lena akuzohet për veprën penale ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Në seancën e zhvilluar këtë të hënë për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.
Lena akuzohet si pjesë e grupit të personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë Euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.
Hetimet që çuan në pranga Lenën janë vijim i një hetimi që 1 muaj më parë, vuri në përgjegjësi penale edhe 6 persona të tjerë.
Me vendim të Gjykatës, 3 prej tyre, konkretisht shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku dhe Bledar Kozici, u mbyllën në qeli, teksa 3 të tjerë në “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.