GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës.
Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese.
Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.
Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.
Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete.
Kjo për shkak se Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.