Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GJKKO i vendosi masën e sigurisë, reagon Beqaj: Kam rezerva serioze! Më kontaktuan oficerët e SPAK

2023/11/18 at 4:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO i vendosi masën e sigurisë, reagon Beqaj: Kam rezerva serioze! Më kontaktuan oficerët e SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas vendimit të GJKKO për caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe pengimit për të dalë jashtë vendit.  

Në një postim në rrjetet sociale, Beqaj shkruan se ka rezerva serioze për këtë vendim, por gjithsesi ai nuk ka pranuar ta ankimojë atë. 

Ai thekson se në fund të gjithë procesit, emri i tij do të pastrohet nga çdo akuzë, që siç shkruan është e pabazuar. 

“Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. 

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar. 

Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. 

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar”, shkruaj Beqaj./Opinion.al 

Ju sugjerojmë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
Politikë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

8 Korrik, 2025 6:27 pm
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Para
Erdogan: Perëndimi duhet ta mbajnë premtimet ndaj Rusisë për marrëveshjen për drithërat

Erdogan: Turqia synon rindërtimin e Gazës nëse arrihet armëpushim 

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Ish-polici hap zjarr në spitalin psikiatrik para se të qëllohet për vdekje në SHBA  

Humbi jetën në Shqipëri, mbahet ceremonia mortore e Duamenës në Gana (Foto)

Humbi jetën në Shqipëri, mbahet ceremonia mortore e Duamenës në Gana (Foto)

TE FUNDIT

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
8 Korrik, 2025

Në konferecën e parë për mediat pas fitimit të lirisë me kusht, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji u ndal ndër...

Lexo më shumë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji foli në një konferencë për mediat mbasditen e sotme për herë të parë pas...

Lexo më shumë

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po zhvillon konferencën e tij të parë për mediat, pas lirimit të tij me...

Lexo më shumë

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salinji ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, nga ku do të mbajë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com