Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Burime bëjnë me dije se Veliaj do të dërgohet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Durrësit.
Kujtojmë se GJKKO ka ndërruar masën për bashkëshorten e Veliajit, nga arrest shtëpie tashmë Ajola Xoxa është nën masën detyrim paraqitje dy herë në muaj, ndërsa i është marrë edhe pasaporta.
Ndërkohë masa “arrest në burg” u la në fuqi edhe për biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.